Endrit Mërtiri, fotografi fatlum në krah të Irina Shayk
Ai është i ri, i suksesshëm, por mbi të gjitha me fat. Flasim për fotografin shqiptar Endrit Mërtiri, që ka qenë edhe i vetmi shqiptar në sfilatën e Versace-s, mbajtur pak ditë më parë në Paris. E veçmas vlerësimit që një ftesë e tillë të jep, Endriti duket se e ka shijuar më së miri qëndrimin e tij në Paris.
Ashtu si tradita e do, pas sfilatës, organizohet edhe një festë. Më fatlum ka qenë Endriti teksa në këtë festë , ku tradicionalisht janë prezentë emra personazhesh të rëndisëshëm është fotografuar me supermodelen, Irina Shayk. “Ja ku jemi @irinashayk ”, ka shkruar Mërtiri sipër fotos së publikuar në Instagram, ku shihet në krahët e të dashurës së aktorit amerikan Bradley Cooper.