Pas samitit të suksesshëm vitin e kaluar ‘’Global Woman’’ kthehet sërish në Tiranë me një konferencë frymëzuese dhe mjaft motivuese me personalitete nga e gjithë bota. Eventi do të zhvillohet ditën e shtunë dhe të diel në ambientet e ‘’Hotel Sheraton’’ në Tiranë ku folësit kryesore do të jenë Dr Ervin Laszlo, një nga filozofet më të mëdhenj në botë, të kohës së sotme, dy herë i nominuar për çmimin Nobel si edhe Veronica Tan, bashke- themeluesja e organizatës më të madhe në botë në fushën e vetëzhvillimitt “Burimet e Suksesit” .Pjesë e konferencës do të jenë gjithashtu edhe shumë folese nga Suedia, Parisi, Amsterdami, Chigago etj. Nëse dëshironi të mësoni më shumë sesi mund ta përdorni dhe vini në funksion të qëllimeve potencialin tuaj të brendshëm apo të njiheni e krijoni network me njerëzit e duhur , kjo është një konferencë që nuk duhet humbur.
‘’Global Woman’’ është tashmë një brand i përbotshëm, që numëron 18 klube në Europë, SHBA dhe Afrikë. Themeluesja Mirela Sula është vlerësuar në disa çmime ndërkombëtare për ndërtimin e një platformë që ka bërë bashkë njerëz nga anë e kënd globit, që bashkëpunojnë, mësojnë, shkëmbejnë input-e socio-kulturore mes njëri tjetrit për ta bërë botën dhe shoqërinë një vend më të mirë për të jetuar.
Këtu është linku me detajet e duhura për të rezervuar biletën: