‘’Global Woman’’, një nga platformat më të madha në botë për bashkimin dhe fuqizimin socio-ekonomiko-kulturor të grave , e drejtuar nga shqiptarja Mirela Sula, ka çelur me sukses samitin e saj të katërt ,këtë herë në zemër të Anglisë dhe të ‘’Global Woman’’, në Londër.  Eventi priti mbi 300 të ftuar nga e gjithë bota, që nga Afrika e largët, Australia, SHBA dhe Europa.

Dy ditët e samitit ishin plot përmbajtje cilësore ku u fol masivisht për sekretet e suksesit, vetëzhvillimin, rolin e grave në shoqërinë e sotme dhe kontributin e tyre për zhvillimin e përgjithshëm social.

Gjithnjë e më shumë gratë në të gjithë botën po bëhen jo vetëm faktor politik , por edhe ekonomik dhe inciatore dhe paraprirëse ndryshimesh pozitive.

Një panel i shkëlqyer, me disa nga folësit më të mëdhenj global në fushën e mentorimit dhe vetëzhvillimit si: Kim Kiyosaki, Elena Cardone, John Lee, Veronica Tan, Andy  Harrington etj elektrizuan audiencën me mesazhet e tyre të fuqishme për jetën, njeriun dhe padyshim rrugën e suksesit.

Në përmbyllje të ditës së parë të samitit, një darkë gala, plot të ftuar nderi dhe yje të showbizit britanik, u mbajt në ambientet e hotel Hilton. Plot 20 çmime që nderuan kontributin e 20 personaliteteve botërore u shpërndanë në skenën e madhe të ‘’Global Woman’’.

Të ftuara nderi në këtë samit ishin edhe Linda Rama, gruaja e kryeminsitrit Rama , si edhe Anita Haradinaj , gruaja e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Të dyja zonjat u nderuan me  çmime për kontributin e tyre në fushë të të drejtave të njeriut dhe mbështetjes që kanë dhënë ndaj grave.

Kujtojmë këtu se Linda Rama ishte folëse edhe në samitin e dytë të ‘’Global Woman’’ që u zhvillua në Tiranë në korrik të vitit 2017. Për Linda Ramën do të ishte gruaja e zëvendës ambasadorit anglez të atashuar në Shqipëri, Sue Ivory që do i dorëzonte çmimin “Phenomenal Global Woman” në skenë .

Ne foto: Mirela Sula, themeluesja e ”Global Woman” dhe Sue Ivory- bashkeshortja e zvns ambasadorit britanik te atashuar ne Shqiperi, e cila i dorezoi cmimin edhe znj.Linda Rama

Linda Rama u shpreh e emocionuar rreth çmimit dhe e vuri theksin tek kontributi që gratë shqiptare kanë dhënë ndër vite për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë.

Menjëherë pas eventit dyditor të “Global Woman Summit”  , një seminar dyditor për gratë në kuadër të edukimit të tyre financiar u mbajt më datat 15 dhe 16 korrik , me organizim të “Global Woman” , por edhe “Rich Woman” dhe “Success Resources”, dy prej kompanive më të mëdha  të njohura në botë në fushën e vetzhvillimit dhe mendimit pozitiv.

‘’Global Woman Summit’’  është një ngjarje unike e përvitshme e mendimit të lartë inspirues, për mbështetjen dhe fuqizimin e zërit të grave ane e mbanë botës; që sjell jo vetëm vizion , njohuri të reja, frymëzim ,por krijon edhe mundësinë e një network-u  e fryme bashkepunimi mes grave pjesëmarrëse.

Një event i spikatur për një përsosje personale dhe profesionale, që do të rrisë e përmirësoj mirëqenien tuaj emocionale dhe raportin tuaj me botën dhe veten.

Këshilla, emocione, mësime lidershipi, njohuri praktike për të realizuar ëndrrat dhe për të përmbushur potencialin tuaj në jetë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *