Anila  Kalleshi- Një histori suksesi!

 

Fatima Gorezi 

 

Anila Kalleshi është anëtare elite e ‘’Konfederatës Botërore të Biznesit’’ duke disponuar dhe certifikatën CSR, e cila e lejon atë të zhvillojë aktivitetin e saj në çdo vend të botës

Ajo është gjithashtu edhe Presidente e ‘’Albanian Lifestyle Medicine Association’’, ALMA si dhe Presidente e ‘’Anila Kalleshi Center’’ . Anila sapo është kthyer nga Praga, me një tjetër trofe shumë të rëndësishëm që ka vlerësuar punën dhe kontributin e saj ndër vite në fushën e dietologjisë. Ceremonia gala u zhvillua ne ambientet luksoze të hotelit Carlo IV, vendi ogurbardhë i dietologes Kalleshi, e cila prej 20 vitesh sfidon e vetme dhe mjaft e sigurt fenomenin botëror të mbipeshës.

E lumtur dhe shumë e sigurt për hapat e saj, krenare për atë që ka arritur falë punës dhe përkushtimit disavjeçar, ajo ngjiti shkallët e asaj skene gjigande, ku një e nga një liderët botërorë në fushën e dietologjisë përshëndetën dhe thanë fjalët e tyre.

Nominimi për një çmim nga WORLDCOB – Konfederata Botërore e Biznesit, një prej organizatave më të mëdha në botë, e bën të ndihet e supervlerësuar dhe të jetë gjithnjë e më shumë kërkuese ndaj objektivave  të reja që i vendos vetes.

Në një rrëfim për revistën “Global Woman”, gruaja që lufton me të “keqen” në emër të së bukurës, tregon gjithçka për rrugëtimin e saj, për të bukurën në konceptet e saj, kush ishin frymëzuesit, e deri tek çmimet e panumërta, trofetë e të cilëve nuk i zë një raft i madh në zyrën e saj, në qendrën ku edhe formësoi misionin e saj të veçantë. Anila Kalleshi, prej kohësh është kthyer në mendim dhe shpresë për qindra persona që nuk mund t`i bëjnë dot ballë ushqimit, po pse jo edhe mekanizmit të shëndoshjes. Gruaja, që me dieotologjinë, duket se ka lidhur gjithçka të jetës së saj, ka arritur të nxjerrë edhe 10 libra, ku përmbajtja e tyre është në shërbim të njerëzve që nuk i kanë mundësitë të mbërrijnë në qendrën e saj. Anila, në sipërmarrjen e saj, duket se ia ka arritur të jetë edhe krenare, ndërsa shikon gra dhe vajza teksa marrin trajtën e shumë dëshiruar brenda pak ditësh, ndërsa ajo nga zyra e saj përpilon protokollet e veçanta dhe  çdo detaj që lidhet me ecurinë e një personi, që ka vendosur t`i besojë këshillës së saj për të marrë pamjen e duhur.

Më 2 maj 2018  në Pragë u zhvillua “The Bizz 2018”, ceremoni kjo e përvitshme e anëtarëve elitarë të të gjithë botës, lidhur me kontributin dhe shërbimet korrekte që i ofrohen njerëzimit në fushë të dietologjisë do të kurorëzohej si e përzgjedhura e mbrëmbjes me çmimin prestigjioz. Një kurorëzim jo froniak, por si shpërblim për punën e saj për lumturinë e njerëzve.

Kjo është përralla e Anila Kalleshit, Hirushes së dietologjisë shqiptare, e cila me punën e saj, ka tërhequr edhe vëmendjen e organizatave ndërkombëtare në fushën e shëndetit.

“Unë kam 10 vite që jam anëtare Elitë e kësaj konfederate dhe jam shumë e lumtur që arrita ‘të gllabëroj’ trofeun ‘Lider Botëror i Biznesit’. Ky çmim për mua është një vlerësim mjaft i madh që i bëhet punës time të palodhur gjatë këtyre 20 viteve.’’- thotë Anila për ‘’Global Woman’’.

Të jesh në formë dhe i kënaqur me trupin tënd është një mision që kërkon punë vërtetë profesionale.

Dhe, gjithçka e ka një zanafillë, sepse në fund të fundit asgjë nuk lind nga asgjëja. Edhe në ëndrrat më të bukura…!

Anila është rritur në një familje, ku sporti ka qenë dhe është kryefjala. Babai i saj, Faruku ka qenë një peshëngritës i njohur shqiptar, si edhe një trajner i suksesshëm. Ndërsa, nëna një sportiste elitare.

“Unë jam fëmija i dy prindërve sportistë, dy prindërve që gjithmonë kanë kontribuar për të pasur një trup perfekt në organizmin e tyre dhe ndoshta kjo ka qenë shtysa për të bërë edhe unë diçka, për njerëzit të cilët kanë nevojë për të pasur një trup dhe forma perfekte. Unë kam pasur një trup  shumë të rregullt që e vogël.

 

Gjithmonë, kam bërë shumë edhe për veten time, që të kisha gjithmonë forma shumë të mira dhe afër perfeksionit’’.- rrëfen Anila .

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *