Mirela Sula ka marr pjesë këtë të hënë në pritjen e organizuar në Londër nga sekretarja e thesarit Elisabeth Truss.

Puna e shkëlqyer që ka bërë ‘Global Woman’ në Britani dhe në të gjithë botën ka tërhequr vëmendje dhe themeluesja Mirela Sula është ftuar për të qenë pjesë e një rrethi shumë të ngushtë sipërmarrësish në Britaninë e Madhe, (rreth 50 ) me kontribute në zhvillimin socio-ekonomik.

Kjo pritje iu dedikua kapitalit privat dhe sipërmarrjes duke nënvizuar fuqishëm rolin e grave në Mbretërinë e Bashkuar dhe prezencën e tyre në biznes me sipërmarrje që në pak vite kanë gjeneruar të ardhura të kënaqshme, por edhe kanë potenciale për tu shndërruar në kompani edhe më të mëdha në një të ardhme të afërt.

Gjatë kësaj pritje u lancua edhe raporti i Bankës Britanike të Biznesit për qasjen e themeluesve femra në krijimin dhe drejtimin e ndërmarrjeve me kapitale fillestare jo shumë të mëdha, por që kanë ditur të kthehen shpejt në një model suksesi.

Performanca e ‘Global Woman’ në gjithë këto vite është vlerësuar shumë pozitive dhe me një tendencë të theksuar rritjeje dhe ekspasioni vit pas viti, sa i takon kapitalit, numrit të punonjësve dhe shpërndarjes gjeografike , duke numëruar në më pak se 3 vjet plot 25 klube në të gjithë botën, duke përfshirë tre kontinente: Europë , SHBA dhe Afrikë. Kjo pritje vuri theksin edhe në statistika, duke pohuar se bizneset e grave në Britani po realizojnë një qarkullim vjetor të kapitalit gjithnjë e më në rritje dhe gjithashtu vihet re një rritje e diversitetit të financimit të aktiviteteve të tyre biznesore.

Sekretarja Truss ka përshëndetur punën e grave kudo në botë për fuqizimin e grave, promovimin e nismave të grave në biznes dhe zhbërjen e pengesave më të cilat ballafaqohen ato, shumica për shkak të margjinalizimit dhe pengesave sociale të mbartura nga e kaluara.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *