’’Dilni nga zona juaj e rehatisë dhe gjeni rrugën tuaj drejt suksesit’’ , – kjo është motoja e seminarit që Alma Topalli Prendi dhe Shpresa Rupar do të zhvillojnë më datën 26 në qytetin e Prizrenit nga ora 15:00 deri në orën 19 :00 në hotel Centrum. Seminari – ‘’Mental make-up” & ‘’Ti je forcë krijuese’’ është një event sa human , po aq edhe social që ju mëson të kuptoni më shumë sesi funksionon mendja njerëzore, të kuptoni se janë mendimet, ndjenjat ato të cilat sjellin veprime në jetën tuaj.
Çfarë është “Mental make-up” & ‘’ Ti je forcë krijuese”?
Sot flitet shumë për synimet, por sërish frikërat dhe pasiguritë shpeshherë bëjnë që mos ta hidhni hapin e parë, atë hap aq të domosdoshëm për të dal nga zona e rehatisë. Nëse doni që 2018 të jetë viti për të zbuluar veten, për të gjetur objektivin dhe të fokuseheni tek ai objektiv, ju duhet të bëhuni pjese e seminarit . “Suksesi nuk është rastësi”, ai është një rrjedhojë e të gjitha detajeve që kanë përshkruar jetën tuaj. Për të zbuluar bllokadat e brendshme, për tu larguar nga bindjet kufizuese të cilat shpesh janë pengesa kryesore në rrugën drejt ndryshimit, Alma dhe Shpresa ju ftojnë të bëheni pjesë e seminarit, ku duke përdorur njohuritë e NLP-së (Programimi Neuro Linguistik), pjesëmarrësve do ju kthejnë vëmendjen nga problemi drejt zgjidhjes. NLP-ja është një mjet linguistik fantastik dhe njohja e teknikave të saj jep rezultate jo thjesht në jetën profesionale por edhe në ata personale.
Për cilët është ky seminar/workshop?
- Për ata që duan të përmirësojnë komunikimin në jetën e përditshme, qoftë kjo në jetën personale apo profesionale.
- Për ata që kërkojnë mënyra dhe zgjidhje efikase drejt zhvillimit personal.
- Për ata që duan të jenë më të mirët në fushat e tyre.
- Për ata të cilët nuk duan që e kaluara të vazhdojë të jetë pengesë për jetën në vazhdim.
- Për ata që kanë objektiva konkrete, por ende nuk po shohin rezultate.
- Për ata që duan t’i largohen negativitetit.
- Për ata që duan të menaxhojnë më mirë mendimet dhe ndjenjat e tyre. Mendimi shkakton ndjenjat, sjellja jonë varet nga ndjenjat dhe sjelljet/veprimet apo mosveprimet tona sjellin rezultatet që kemi në fushat e ndryshme të jetës si ajo e karrierës, financave, e shëndetit, komunikimi etj.
- Për menaxherët e kompanive të ndryshme, të cilët duan të përmirësojnë komunikimin e brendshëm, si mes të punësuarve, por edhe në nivelet më të larta: gjithashtu edhe të përmirësojnë rezultatet e shitjeve.
- Për mësuesit dhe gjithë ata që janë të përfshirë në sistemin e edukimit.
- Për entrepreneurët të cilët janë në fillimet e tyre
- Për ata që kanë varësira të ndryshme si cigarja, çokollata apo ndonjë lloj tjetër ushqimi të dëmshëm për shëndetin.
- Për të gjithë ata që duan të lëvizin nga pika “A”, ku ndodhen tani, drejt pikës “B”, ku e shohin veten në një të ardhme.