Luljeta Nuzi

Vite më parë kur mori rrugën e emigrimit për në Angli, Luljeta Nuzi kishte vetëm një ëndërr në xhep: të ndërtonte një jetë më të mirë për vete dhe një të ardhme për fëmijët e saj. Por përveccse ëndrrës ajo çdo ditë mësoi të ndërtonte edhe shpresa jo vetëm për veten por për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Londër. Sot organizata që ajo drejton “Shpresa Programme” është ndër më të suksesshmet në Angli dhe është nderuar me çmime që mbajnë vulën e institucioneve dhe personaliteteve më të famshme atje. Me një punë të jashtëzakonshme ajo është kthyer në një shembull për t’u ndjekur dhe model frymëzimi jo vetëm për shqiptarët por për shumë komunitetet që jetojnë në UK. E kemi takuar në kulmin e një projekti gjigant: ajo këtë herë ka ndërmarrë një sfidë të madhe, të regjistrojë gjuhën shqipe si GCSE. Gjë që do të thotë se të gjithë të rinjtë e moshës 14-16 vjeçare do të kenë mundësi ta mësojnë gjuhën shqipe nëpër shkollat angleze dhe ta japin provim si të gjitha lëndët e tjera, rezultatet e të cilit njihen nga Universitetet ne Angli. Kjo sfidë është ndër më të mëdhatë e kësaj organizate dhe fushata e saj ka përfshirë shumë institucione.

Intervistoi: Flutura Zhuta

 

luli ok

 

Kur vendoset të emigroni a e mendonit se do të bënit karriere dhe të arrini rezultate të tilla?

Karriera nuk ka qenë kurrë një qëllim në vetvete për mua. Gjithmonë jam përpjekur, kam luftuar dhe punuar për të bëre më të mirën e mundshme për veten, familjen time dhe për këdo që kam pasur pranë. Kam mbaruar shkollën e lartë për inxhinieri elektrike, profesion që kur studioja mendoja se do ta ushtroja gjithë jetën time, po e vërteta është se ka mbi 10 vjet që po bëj një profesion krejt tjetër. A do të vazhdoj këtë profesion gjithë jetës time? Përgjigja ime është – Nuk e di!

Shumë gra e shohin të pamundur të gjejnë veten dhe pozicionin e tyre në një vend të huaj – ju si ja keni dalë?

Ka shume njerëz, gra, burra, të rinj, të reja që nuk e gjejnë veten e tyre edhe në vendin ku kanë lindur jo me në një vend të huaj. Kjo ka te beje me pozicioni në shoqëri, me ëndrrat e gjithë secilit prej nesh , planet për të ardhmen qe kemi në momente të ndryshme të jetës. Shpesh ndalem dhe shikoj jetën time, ajo është krejt e thjeshtë e karakterizuar nga një qëndrim pozitiv ndaj saj, me një balancë për t’u admiruar e midis të shkuarës, të tashmes dhe të ardhmes dhe me rregulla krejt të thjeshta:

Si ka lindur “Shpresa Programme”? Dhe përse e keni quajtur “Shpresa”?

Shpresa Programme ka lindur si një nevojë e brendshme për të gjetur zgjidhje te shumë problemeve me të cilat familja ime dhe shumë familje të tjera po përballeshin në vitet e para të emigrimit këtu në Angli. Si psh fillimisht orientimi, gjetja e shërbimeve që ofroheshin për të gjithë ne si ndihma sociale, shkollimi, përgjegjësitë dhe të drejtat ligjore si qytetar, e më pas integrimi me dinjitet, mësimi i gjuhës shqipe për fëmijët dhe të rinjtë, promovimi i kulturës shqiptare, krijimi i një imazhi pozitiv për komunitetin tonë, punësimi, të qenit aktiv në komunitetin lokal dhe më gjerë, luftimi i padrejtësive. Nuk e kam quajtur unë shpresa, në nëntor të 2002 më se 120 veta morën pjesë ne themelimin e kësaj organizate dhe e quajtëm Shpresa, si emrin më të përshtatshëm për të reflektuar çfarë të gjithë dëshironim ky institucion të bëhej, një burim shprese për të gjithë ata që do të binin në kontakt me të. Një institucion që do të kthente besimin tek institucionet

Tani mbas kaq vite ku arritjet e tua shënojnë pikun, cfarë ju ka mbetur akoma pa realizuar?

Shpresa është bëre një institucion i cili merret si modeli më i mirë në komunitet përfshirë punën në partneritet, ofrojmë kualitetin maksimal, eshte insitucioni ku njerezit besojne. Kemi akoma shumë për të bërë : çdo vit ne dëgjojmë për 2 muaj me radhë çfarë përdoruesit duan që “Shpresa” të ofrojë për ta. Qëllimi i “Shpresës” është që anëtarët e komunitetit tonë të kenë mundësi të marrin të gjithë shërbimet për të cilat ata kanë nevojë. Këtë e bëjmë në dy mënyra, e para duke krijuar lidhje mes përdoruesve në nevojë me institucionet përkatëse dhe duke edukuar të dyja palët si të arrijnë të kuptojnë dhe ndihmojnë njëri tjetrin, psh vite më parë ne filluam një program për të adresuar shëndetin mendor të grave shqiptare, së pari gjetëm se çfarë i pengonte ato të përdorin shërbime të cilat ishin në offer, më pas përzgjodhëm një institucion që ishte shumë i përafërt me mënyrën e punes se “Shpresës” dhe i ndihmuam ata qe të krijonin besim dhe te përmirësonin mënyrën e punës duke i këshilluar që të punësonin një terapiste shqiptare, të ofronin shpenzimet e transportit për ato gra të cilat nuk mund të udhëtonin, si edhe të krijonin mundësi për childcare.

 

luli 2

 

Cilat janë projektet tuaja në të ardhmen?

Më pëlqen shumë historia e Jack Petchey-it, një njeri që nga pa pune është bërë shumë i pasur dhe ka ngritur një fondacion ku sponsorizon me mijëra të rinj çdo vit që të bëhen leaders. Do të doja shumë që të kisha mundësi t’a bëja një gjë të tillë pas 20 vitesh. Dhe më pas të krijoja një projekt që ofronte ndihme mjeksore falas , vizita etc falas për njerezit qe kishin semundjen e kancerit në te gjithë fshatrat e Shqipërise dhe Kosovës si dhe ofronte projekte informimi dhe edukimi rreth tyre.

Ajo që dua më shumë në këtë moment është të bëj të mundur realizimin e enderres se te rinjve shqiptar me te cilet kam punuar per me shume se 5 vjet ;Rregjistrimin e gjuhes shqipe si IGCSE, nga Cambringe insitute. Tashme e vetmja gje qe na ka mbetur eshte sigurimi i £100.000 që janë financat që Cambridige Institute na ka kërkuar për të bërë të mundur zhvillimin e librave dhe metodikave, si edhe për provimet e gjuhës shqipe këtu në MB. Dhe me kete gjuha jone e bukur shqipe do te jepet ne shkollat Angleze si gjuhe e huaj.

Cili është mesazhi që i përcillni të gjitha grave shqiptare kudo që janë në emigrim apo në vendin e tyre?

Asgjë nuk është e pamundur në jetë qoftë kjo në emigrim apo ne vendin tënd, fati është në duart e gjithsecilit nga ne. Mos prisni fuqi të magjishme që të vijë nga qielli, nga zoti, nga rastësia për të plotësuar ëndrrat tuaja, kërkojini këto fuqi tek vetja, energjitë e juaja, zemrat dhe mendjet tuaja. Punoni fort per t’i arritur synimet tuaja. Mos lini asnje t’u thote se ju nuk mundeni. Zgjidhe shokun më të mirë se vetja dhe kurrë mos rezervo ndihmën për ata që kanë nevojë për të.

 

Projekti për mësimin e gjuhës shqipe

Vetëm vjet në Nëntor ne kemi marrë dritën jeshile dhe na është kërkuar diçka konkrete për ta bërë realitet këtë ëndërr të të rinjve shqiptarë. Ne si komunitet duhet të gjejmë £100000 për të regjistruar gjuhën shqipe si GCSE. Çfarë nënkupton kjo është se të gjithë të rinjtë e moshës 14-16 vjeçare do të kenë mundësi ta mësojnë gjuhën shqipe nëpër shkollat e tyre dhe ta japin provim, rezultatet e të cilit njihen nga Universiteete kety ne Angli. Kjo bën të mundur që ky shërbim kaq i rëndësishëm për mbrojtjen e gjuhës e kulturës tonë të jetë i mundshëm në te gjithë shkollat angleze. Sic e permenda edhe pak me lart projekti i mesimi plotesues tek shpresa ka marra cmimin me te lart ne Mbreterine e Bashkuar te quajtur “Special disctintion” te cilin e kane marre vetem 5 shkolla midis te pakten 3000 te tillave qe jane ne MB. Per modelin e punes shume efikas dhe reputacionit te krijuar ne tashme ndihmojmë që komunitete të tjera të trajnohen nga ne dhe të replikojnë modelin tonë.

 

Arritjet dhe sukseset

  • Pjesëmarrja ime në pritjen e shtruar në No10 nga ish kryeministri Z. Tony Blair për punën e bërë në komunitet dhe rolin aktiv që kishte luajtur Shpresa në 2004 dhe 2006
  • Marrja e çmimit prestigjioz në 2006 : “Queens Aëard “ të dhënë nga vetë Mbreteresha Queens Elizabeth
  • Ftesa e të gjithë stafit, nga Mbreteresha në pritjen e mbajtur në Buckingham Palace në vitin 2006, e 2 anëtarëve të boardit drejtues në 2007 dhe më pas e imja në 2008.
  • Marrja e godinës 3 katërshe, 11 zyra dhe 3 dhoma trajnimi në 2007
  • Mbajtja e eventit në parlamentin Anglez publikimi i raportit mbi impaktin e punës së “Shpresa programme” prej 7 viteve në 2009.
  • Marrja e çmimit «Community of health” në 2008 e cila u rinovua përsëri në 2012 për tre vite të tjera.
  • Marrja e çmimit, “bronz”, “gold” dhe më pas “special distinction” për mësimdhënie gjatë viteve 2009-2012
  • Marrja e çmimit “Community of the year” në 2012, “Migrant ëomen of the year 2012”, “peace aëard” 2012
  • Marrja e çmimit “ekspert in volunteering” in 2013
  • Çdo jave nga shërbimet e saj përfitojnë mbi 600 njerëz, mbi 50 ofrojnë punë vullnetare në shkolla të ndryshme dhe komuna të ndryshme të Londres.

 

Janar 2013

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *