Vera Peci

“Quhem Vera Peci, mbiemri i babait Nika, e ditëlindjes 1972, lindur dhe rritur ne fshatin Arst-Miliska të rrethit te Pukës. Kam mbaruar shkollën e muzikës Prengë Jakova në Shkodër në 1991 dhe për arsye te trazirave të asaj periudhe nuk u diskutua më gjatë shkollimi im dhe vendin e shkollës se lartë e zuri burri” – kështu e nis intervistën Vera, një grua që ka plot pasione në jetë. Ajo ka emigruar në Suedi bashkë me familjen e saj, në kërkim të një jete më të mirë. “Fillova jetën bashkëshortore ne qytetin e Pukës ku dhe jetova deri në fundin e 97-ës. – vazhdon ajo rrëfimin e saj. Aty kam punuar si sekretare në komisariat një periudhe pastaj tek pasaportat në të njëjtën administrate.” Në fakt duket paksa paradoksale që një vajzë e re që sapo ka mbaruar shkollën e muzikës të fillojë punë në polici. Duket se nuk ka asnjë lidhje. Por, “këtë hovin nga muzika në polici e kisha dhuratë nga burri se ai nuk donte të diskutohej për muziken” – thotë ajo si me humor. Por ishte aq diplomat sa më bënte të thoja vetë se nuk ia vlen (qesh). Po kur je e dashuruar je gati të thuash ok për çdo gjë dhe ashtu bëra, vetë thashë se nuk dua të jem e angazhuar dhe vetë qaja në heshtje nganjëherë. Dua ta theksoj se ato vite ngelen më të bukurat dhe pse jeta na ofroi shumë në vitet që pasuan. Kemi jetuar në Durrës dy vite dhe pastaj jemi transferuar përfundimisht në Tiranë ku dhe jetuam deri ne momentin e emigrimit. Gjate këtyre viteve ndodhen shume gjëra dhe ndodhen aq shpejt sa edhe vete nuk po e besonim. Ju ktheva biznesit privat me një sallon bukurie ku me eci goxha mirë një periudhe të gjatë, ju ktheva karrierës megjithëse e cunguar por diçka bëra, si me zor në fakt (qesh). Realizova një kasetë dhe mora pjesë ne disa aktivitete dhe koncerte që u zhvilluan për një periudhë. Të jem e sinqertë isha shumë e lumtur se kisha nisur rrugën e realizimit te ëndrrave të mia dhe ndihesha e plotësuar tërësisht. Pastaj u përballa me furtunën me te madhe te jetës time për rreth tre vite, pasi linda vajzën me sëmundje te pashërueshme ne mushkëri. Aty u prenë ëndrrat, dëshirat dhe shpresat saqë gati nuk e doja jetën më. Erdhën shumë gjëra të rënda aq vrullshëm si rrebeshi i fuqishëm qe mbush lumin me ujë të turbullt dhe vërshon gati të të mbytë. Aty u pre gjithçka në mes, megjithëse ajo ishte dhe vazhdon për fatin tonë të mirë të jetë parajsa e jetës tonë që na mbush me dashuri.

Kur keni emigruar dhe cfarë ju shtyu të emigroni?

Jam larguar nga Shqipëria ne shkurt të 2009 për të vetmen arsy , sherimin e vajzes për të cilën mjeket nuk na dhanë asnjë shpresë për jetën e saj. Ishte një domosdoshmëri që nuk mund të priste si presin ëndërrat dhe projektet e jetës, ishte në prag të vdekjes dhe nuk mund të prisja të shihja fundin e saj pa bërë të pamunduren dhe ja arrita në fakt. Kur bëhet fjale për fëmijën prindi është gati te sakrifikoje cdo gjë vetëm të arrijë atë qe nevojitet për të. Por ne na zgjati shumë përpjekja per tre vjet sorrollatje si ndodh vetëm tek ne, me shoqata qe nuk paten asnje rezultat, me njëqind menyra te ndryshme, dhe në fund u gjet rruga për të ardhur në Suedi megjithëse erdhëm te cunguar. Arrita të emigroj me djalin e madh dhe vajzën pasi ishte e pamundur të ishim të gjithë bashkë. Një rrugë e mundimshme, e padëshirueshme por e pakthyeshme.

Cfarë ëndrrash ju ka plotësuar emigracioni dhe cfarë ëndrrash ju ka prerë në mes?

Këtu nuk flitej për ënderrat, këtu bëhej fjalë për ekzistencë dhe për të mbijetuar traumën e madhe të emigrimit. Ndihesha nje flluskë ne oqean dhe tashmë krejt e pavlerë. Isha nje azilante dhe më duhej të përshtatesha dhe të kapërdija atë kafshatë të shoqëruar me shumë e shumë gjëra të tjera secila më e rende se tjetra.

a- Vajza e sëmure dhe here pas here ne spital me të,

b- Babai më vdiq një muaj pas emigrimit dhe kjo ishte shume për mua dhe gati e padurueshme se ishte jo vetëm nje baba i mrekullueshem e i dashur por ishte plotësim i gjithqkaje timen. Ishte e vetmja qetësi shiprtërore që më ngushëlloi ne kohën më të vështirë të jetës time.

c- Djali qe kisha lënë vetëm me të atin në moshën dhjetë vjeqare, dhe nuk e dija ditën kur do e shikoja.

d- Dhe e lashë te fundit por jo me me pak dhëmbje burrin dhe shokun e jetës time pasi pa të isha krejt bosh dhe e pamësuar te qaj vetëm rruge kaq të vështira.

e- Jo me pak nëna që lotonte vazhdimisht me mungonte dhe i mungoja pa masë.

Këto ishin që pasonin njëra- tjetrën në rrjedhën e lotëve të mi për një vit me radhë. E vetmja ëndërr që ishte lutje në fakt ishte për shëndetin e vajzës që zuri vendin e gjithqkaje dhe u bë kryefjala e jetes time, ishte krejt ajo qka dëshiroja. Në netët pa gjumë ulesha dhe kaloja kohen duke rimuar fjale shpirti që ishin gjithe kohës te shoqëruara me lot. Shkrova dhe një liber të vogel për ta kujtuar babain ku kisha rimuar pjesë nga kujtimet e jetës dhe këshillat e tij ashtu te thjeshta dhe pa rregulla letrare por tingëllonin bukur se ishin letërsi e shpirtit dhe më ngushëllonin pa masë. Ne atë kohe kishim kontakt me kishën e fshatit ku banoja dhe cdo të djelë shkoja e gjeja ngushëllim ne strehën e saj ku dhe lutesha si besimtare e mirë që jam. Shkruaja shumë dhe lexoja shumë libra qe i huazoja nga bibloteka, gjë që nuk e kam patur shumë të theksuar përpara. Ishin keto pjesë të ngushellimit tim që më mbanin mendjen. Mbas nje viti u bashkuam me familjen dhe jeta mori ngjyra të tjera. Vajza filloi përmirësim te shpejtë dhe po ecte me sukses terapia e saj.Ju riktheva jetës, dhe fillova luftën për një fillim të ri. Humbëm shumë dhe vuajtëm shumë por ja vleu. Tani jemi drejt asaj që mund ta quaj rrjedhë e jetës dhe po mundohem me gjithe forcat të kap më të mirën e mundshme që ajo me afron. Po e citoi se ajo periudhe më nxorri ne pah nje cilesi që se kisha menduar kurrë se jetonte në mua, por që e nxorri dhëmbja e madhe e shpirtit dhe tani me kënaqesi po mundohem ti shkoj pas dhe pse duhet pune. -Poezinë- Kam të shkruara rreth 300 poezi të ndryshme dhe më shumë se 40 këngë me text dhe muzikë të krijuar vetë që rrinë në sirtar e më presin mua që një ditë ti nxjerr por unë nuk u mërzitem se ato nuk vyshken -ëndërra në sirtar- haha

Sa e vështirë është për një grua të cajë në emigracion?

Nuk është e lehtë të përballet jeta e emigracionit për një grua pasi është edhe perballje me kulturë, rregulla dhe mënyre jetese krejt tjetër. Kur bëhet fjale per nënë me fëmijë bëhet dhe më e vështirë mundësia se jane shumë gjëra që duhen njëherësh. Unë nuk e pata aq të vështire ne fakt, ose ndoshta isha une qe nuk u ndalova për asnjë minut për të gjetur shtigje kalimi drejt asaj që unë e quaj sukses.

Cilat kanë qenë sfidat dhe vështirësitë e tua që ia ke dalë mbanë?

Unë do e quaj sfidë në fakt krejt periudhën dy vjeqare pas marrjes së dokumentave për arsy se shumë rrinë dhe bëjnë sehir duke shfrytëzuar ato ndihma që ju siguron shteti për një periudhë te gjate, ndërsa unë isha e vetmja që nuk ndaloja njëkohësisht vazhdoja shkollen dhe kërkoja punë. Fillova dhe punë për gjashte muaj në një sallon paralel me shkollën. Mbarova gjuhen për një kohë rekord dhe startova sallonin me po një kohë rekord gati te paimagjinueshme dhe për mua ishte sfide. Kisha veshtirësi se ishim krejt zero nga ana ekonomike, por per fatin tim te mire rrugët mu hapën dhe fitova besimin e të gjithëve për të siguruar kontratën e punës dhe marrjen e sallonit. Kam gati dy vjet që që po punoj dhe po më ecën shumë mirë. Në të ardhmen shpresoj të mund të realizoj disa gjëra të ngelura përgjysë.

Si ia keni dalë të krijoni shoqëri të re andej?

Sa për shoqëri ata që më njohin, besoj se e kuptojnë se nuk e kam të vështirë, pasi jam e shoqerueshme dhe nuk jam një person që pret përshëndetjen ti vijë nga tjetri, jam unë që përshëndes e para dhe kjo më bën te mos ndihem vetëm asnjëherë. Nuk është e lehtë këtu në fakt se është një popull i distancuar dhe nuk afrohen por ne kemi shoqëri dhe shoqëri te mire shume . kemi disa familje që shkojmë e vimë dhe për mua pavarësisht sa të veshtirë i paraqesin suedezët për ne nuk është problem.

Po balancën me familjën dhe karrierën si arrini ta ruani?

Lodhem shumë në fakt dhe më duhet të kem shumë ngarkesë dhe shpi, por më bëhet më e lehtë cdo gjë pasi gjej mbështetje me aq sa munden nga familja dhe ajo që më ben të clodhem është qetësia dhe harmonia që ndjej në praninë e tyre. janë gjithqka që mund të deshirosh për të qënë e lumtur edhe në situata të vështira, qetësim i cdo qelize te trupit tim. Per fatin tim të mirë kam një bashkëshort që më mbështet dhe më kupton mrekullisht, kjo më bën të jem më e plotësuar.

C’mund të na thoni për marrëdhëniet me fëmijët – ata po rriten në një shoqëri tjetër – sa ndryshim ka nga fëmijëria juaj?

Qtë të them pasi kohën e adoleshencës po e përjetoj tash tre vite dhe se kam në të ndarë pasi fëmijët po rriten e pasojne njeri tjetrin. haha është jo e lehtë pasi po jetojmë në një kohë tjetër dhe në një kulturë e emancipim tjetër. ne jemi si në hava: nje këmbë duam ta mbajme ne shqipëri, dhe një në suedi por nuk bëhet, kështu që kemi vendosur të jetojmë në suedi dhe të përshtatemi e të gjejmë gjuhën e kuptimit me fëmijët pa e humbur kontrollin por gjithësesi duke mos toleruar gjëra të pazakonta e të pakapërdishme për ne si prind dhe që mund te dëmtojne të ardhmen e tyre. Unë diskutoj shumë me ta dhe mundohem ti bëj shokë në një farë mënyre megjithëse është e vështirë. Mënyra më e bukur por dhe e vështirë është gjuha e mirekuptimit dhe besimit ndaj tyre. Une nuk lodhem dhe punoj shumë me ta, mundohem ti kuptoj dhe të balancoj kohen tone me të tyren. Nuk mund te detyrojme femijet tane te bejne adoleshencen tone qe se njohem kurre me emer dhe se jetuam ndonjehere se ne kishim vetem te zbatonim ate cka te medhenjte na urdheronin dhe nuk kishte protestim per te drejta. Dua te rriten dhe te ndihen te vleresuar dhe te mbrojtur nga ne edhe po gabuan se cdo gje behet me e lehte pastaj.

A mendoni ndonjëherë të ktheheni të jetoni në Shqipëri?

Pyetje e vështire kjo por meqë nuk e the a dëshironi por a mendoni përsëri mund ti përgjigjem më lehtë. po të qe për dëshirë do doja që nesër me gjithë shpirt të kthehesha dhe të filloja dhe një herë nga fillimi, por kjo nuk është punë dëshire pasi ne jemi të detyruar të jetojmë përderisa vajza ka kontroll te vazhdueshëm mjeksor dhe që kto kushte smund ti afrohen atje tek ne. Në një të ardhme nuk i dihet këtë ja lëmë kohës dhe mrekullive që sjell jeta.

Shkurt 2013

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *