Robert Elsie

Shkrimtar, përkthyes, interpret dhe albanolog

 

Profesor me sa di në përgjithësi jeni natyrë që i shmangni intervistat?

-Po. Zakonisht po. Nuk mendoj se kam shumë gjëra për të thënë…

Ju mendoni se nuk keni gjë për të thënë?

-Pooo…. Unë vij në Shqipëri për të dëgjuar. Jam dëgjues i madh por zakonisht nuk jam tip që flas shumë. Më pëlqen më mirë të dëgjoj.

Kështu gjërat funksionojnë më mirë sipas jush-kur më shumë dëgjon sesa flet? Është një zgjedhje e juaja?

-Po. Është zgjedhja ime. Po.

Ndjeheni mirë me këtë zgjedhje?

-Po. Po. Po.

Dmth se ka patur rezultat ndaj dhe ndjeheni mirë?

-Po besoj se ka patur, pasi pikë së pari unë kam mundësi të dëgjoj shumë, nuk lodhem duke folur, kështu që as nuk bëhem pishman për “budallallëqet” që kam folur (qesh).

Pra ju mendoni se po të flisni më shumë sesa të dëgjoni mund të ndikojnë në të qënit dhe ndjerit mirë me veten?

-Besoj se po.

Ju shqetëson ajo çfarë të tjerët mendojnë për ju apo?

-Jo. E thashë, më lodh të folurit shumë.

Ju nuk jeni as natyrë që ju karakterizon dembelizmi. Të paktën e rezultatet e punës tuaj e tregojnë këtë.

-Nuk e di. Mbase (qesh).

Nga se niseni që mendoni se jeni dembel në të folur? Kështu ka qenë gjithmonë?

-Po. Gjithmonë kam qenë person që më ka pëlqyer të flas pak, por kam përshtypjen se kur të vij në moshën e pleqërisë nuk do të flas fare. Do të jetoj në një heshtje, në botën time.

Pse e parashikoni këtë…kur ende është shumë larg pleqëria?

-Sepse shpesh herë njerëzit që flasin shumë më bezdisin. Sidomos kur sulmojnë me një agresivitet fjalësh. Ndërsa unë jam tip që dua të rri në qetësinë time.

Këtë gjë e përjetoni kudo që ndodheni? Jo vetëm në Shqipëri?

-Kudo. Po sidomos këtu, është shpesh e lodhshme…!!!

Ju ndodh ndonjëherë që të keni dëshirë të thoni diçka dhe njerëzit që flasin shumë të mos u lënë rradhë të flisni?

-Ka momente kur unë dua të them diçka por nuk arrij… ka njerëz që nuk të lënë një moment të flasësh…Kjo sidomos ndodh më së shumti në Shqipëri (qesh).

Dhe si ndjeheni në raste të tilla?

-Ndjehem viktimë. Viktimë e njerëzve… e shoh që s’mund të shkëputem në mënyrë të sjellshme.

Dhe natyra juaj ndoshta “stonon” pak duke e krahasuar me mënyrën sesi sillen të tjerët?

-…(qesh)…mesa duket po.

Çfarë ju karakterizon tjetër si natyrë përveç të qënit shumë i sjellshëm, prirjes për të dëgjuar dhe menduar mirë gjëra para se të veproni (kjo është çfarë arrita të kap deri tani)…?

-Nuk di të përkufizohem. As nuk di tamam kush jam unë….

 

Bëj jetë shumë të vetmuar

Duke qenë studiues dhe njohur shumë kultura a mendoni se ju ka ndihmuar ta njihni më shumë botën dhe natyrën njerëzore?

-Jo. Nuk besoj. Nuk e njoh shumë botën. Aktiviteti im është shumë i mbyllur. Unë jam i shkëputur nga bota. Bëj një jetë shumë të vetmuar.

Ju shijon kjo gjë?

-Po. Preferoj të rri larg kontakteve të zhurmshme të botës.

Si ka lindur kjo prirje tek ju? Që kur ka nisur?

-Që kur isha i vogël… Kam qenë fëmijë shumë i tërhequr. Nuk kam patur asnjëherë dëshirë të kem shumë miq. Nuk kam dëshirë të takohem me shumë njerëz.

Pra ju ndjeheni më mirë vetëm? E shijoni vetminë?

-Po.

Si e shfrytëzoni këtë vetmi.

-Pooo unë e shfrytëzoj vetminë. Janë momente të qetësisë për mua, ku unë ndjehem shumë rehat me veten. Asnjeri nuk më bezdis, mund të bëj çfarë të dua unë, pa kufizime… dhe këto janë momentet më të bukura për mua…. Natyrisht kam edhe momente të bukura me të tjerët dhe i shijoj, por ndjej që kam më shumë nevojë të rri vetëm.

A jeni natyrë që të prireni të meditoni shumë për të shkuarën?

-Natyrisht edhe më ndodh.

Më shumë prireni t’u ktheheni kujtimeve të bukura apo jo fort të këndshme?

-Mbase natyra imë është që t’u kthehem kujtimeve jo fort të bukura…. Kështu mendoj se duhej t’i kisha zgjedhur më mirë problemet e jetës: “pse këtë gjë e kam bërë kështu, e pse atë e thashë ashtu… “?

Ndoshta është kjo një prirje për t’iu kthyer ca gjërave që ndoshta kanë mbetur të pazgjidhura dhe për të punuar sërish me to, pse jo edhe duke i medituar?

-Po. Në jetë na ndodh të bëjmë shumë gabime….që janë njerëzore.

Nëse keni një problem, jeni natyrë që prireni ta zgjidhni vetë apo kërkoni ndihmë nga të tjerët?

-Nuk e di. Varet nga problemi.

Po në përgjithësi jeni natyrë që i zgjidhni lehtë problemet?

-Po varet nga problemet (qesh). Kam përshtypjen që ka dy lloj njerëzish në botë: njerëz që janë të përqendruar tek problemi dhe njerëz që përqendrohen mbi zgjidhjen e problemit. Unë përpiqem të jem në grupin e dytë.

Pra ju përpiqeni që kështu të krijoni një perceptim real për problemin?

-Po. Besoj se po.

 

 

Në shoqërinë shqiptare ka shumë thashetheme

 

Do doja të ndaleshim pak në atë çfarë ju lidh me Shqipërinë, si ka nisur kjo lidhje e juaja me Shqipërinë?

-Unë kam studiuar !!! në Gjermani. Gjatë kohës që isha atje profesori im mori një ftesë nga Shqipëria dhe kishte të drejtë të merrte studentët e tij me vete. Për një kohë të gjatë Shqipëria ishte një vend i panjohur për të huajt kështu që më ngjalli shumë kureshtje për ta njohur.

Dhe si ishte impresioni i parë kur e njohët?

-Më tërhoqi shumë. Më tërhoqën !!! njerëzit, muzika, dashamirësia e njerëzve, megjithëse ishin të frikësuar, nuk mund të flisnin me mua, por i lexoja nga sytë që donin të flisnin me mua… e nuk guxonin. Vija çdo vit (bënin takime shkencore…) dhe çdo vit ishte ndryshe.

Po në fillimet e ardhjes këtu vetëm keni dëgjuar gjithashtu…?

-Pooo kam pyetur dhe dëgjuar… Në fakt edhe tani do të isha në një pozicion më të mirë sikur unë t’ju pyesja juve, dhe ju të flisnit e unë të dëgjoja. Pra të ishte e kundërta, do ndjehesha më rehat…

Këtë e thoni nga eksperienca? E keni provuar të jeni edhe në rolin e intervistuesit?

-Po. Prandaj them. Më ka ndodhur një herë me një gazetar në Prishtinë i cili më mërziti aq shumë saqë i mora mikrofonin dhe bëra intervistë me të. Nuk e di a u transmetua ajo intervistë por kështu ndodhi…

Pse si ndodhi?

Nuk ishte përgatitur për intervistën dhe në një moment m’u desh t’i thoja: lëreni se e bëj unë intervistën. I mora mikrofonin dhe kuptova se unë isha gazetar më i mirë se ai (qesh).

Shumë e bukur kjo. Jam kurioze të di si vijoi pastaj? Vazhduat të pyesnit gazetarin pa dalë nga skenari apo ndërruat drejtim?

-Vazhdova skenarin !!! e tij… por nuk e di a mundi ta transmetojë atë intervistë (qesh).

Pra me këtë kuptoj se pavarësisht natyrës tuaj të qetë dhe sjelljes së mirë, ju jeni një natyrë që keni një cak durimi. Në momente që ju bien ndesh ju “rebeloheni”…në mënyrën tuaj?

-Unë përpiqem të ruaj sferën time intime. Diçka që është e imja private nuk kam dëshirë ta bëj publike. Nuk kam patur dëshirë asnjëherë të bëhem person publik.

Pra kjo do të thotë se ju jeni bërë aksidentalisht person publik?

-Po. Aksidentalisht. Fatkeqësisht është kështu (qesh).

Prandaj ju bezdisin intervistat?

-Po (qesh).

Megjithatë kjo ndoshta ka ardhur duke ndryshuar me kalimin e kohës tek ju?

-Mesa duket po. Duke qenë se vazhdimisht kam punuar me njërz !!! të sferave dhe fushave të larta si në Gjermani ashtu dhe në Shqipëri detyrimisht ka ndikuar edhe në këtë pikë.

Me sa kuptoj në natyrën tuaj nuk keni shumë dëshirë të dukeni?

-Jo nuk ka rëndësi të dukem. Nuk është e rëndësishme kjo për mua.

Çfarë është e rëndësishme për ju?

-Aaaa pyetje psikologjike… vazhdimisht ma ndryshoni temën…S’e di. Di që për mua nuk është shumë e rëndësime !!! për ta transmetuar atë që kam. Nuk kam dëshirë të propagandohem…

Keni dëshirë të jeni i padukshëm?

-Po (qesh), pikërisht ky është thelbi.

Kështu keni qenë i prirur edhe kur keni qenë i vogël?

-Nuk e di… s’mbaj mend…

Kur filluat ta identifikoni këtë prirje tuajën, ndoshta gjatë kohës kur filluat të bëheshit i njohur?

-S’e di… do isha shumë i lumtur sikur të isha i padukshëm. Më shqetëson fakti që këtu në Shqipëri më njohin. Bile edhe në Prishtinë… mbaj mend një herë kur dikush më tha “këtu në Prishtinë të gjithë të njohin”, e kam kaluar gjithë pasditen duke menduar për këtë gjë dhe ndjehesha shumë i shqetësuar. Bile u tmerrova (qesh).

Pra nëse dikush tjetër do të preferonte të ishte i njohur juve ju shqetëson ky fakt?

-Pooo këtu në shoqërinë shqiptare ka shumë fjalë, thashetheme, përhapje të shpejtë dhe shpesh të gabuar të informacionit. Madje më kujtohet një rast para shumë viteve kisha ardhur në Shqipëri në ambasadën gjermane dhe i thashë dikujt se isha pak me grip, kur papritmas në një rrugë tjetër të Tiranës dikush më pyeti për shëndetin tim: kishte dëgjuar se kisha grip. Sa shpejt kishte shkuar fjala deri tek ai…

Dhe juve ju bezidisin të tilla gjëra?

-Jo më. Kam mësuar se këto gjëra janë normale këtu.

Po në fillim kur nuk e njihnit këtë realitet?

-Në fillim mërzitesha por më vonë u mësova.

Kjo do të thotë se jeni përshtatur me kulturën !!! shqiptare?

-Kjo do të thotë se unë mësova të mos u them më të tjerëve se kam grip (qesh).

Shumë e bukur kjo…

-Mund t’ju pyes diçka?

Po. Mund ta merrni mikrofonin po deshët. i ndërrojmë rolet (qesh).

-Kam dëgjuar se këtu në realitetin shqiptar nuk mund të shkëputesh lehtë… në mes të shoqërisë. Është e vërtetë kjo?

Nuk e kuptova mirë pyetjen….

-Kam dëgjuar se nuk mund të rrish njeri i hapur në mes të shoqërisë, dhe duhet të mbrohesh. Është e vërtetë?

Mendoj se ka pak të vërtetë përderisa ju e keni dëgjuar. Por kjo varet edhe nga aftësia e individit për t’u përshtatur. Meqë ra fjala ju zakonisht çfarë !!! mekanizmash përdorni për t’u mbrojtur në raste të tilla?

-Aaa prapë po i ndërrojmë rolet (qesh)… unë nuk e kam këtë aftësi fatkeqësisht. Nuk i kam “armët” që më duhen. Ky është vërtetë problem për mua… për të gjetur strategjinë për të mbijetuar në shoqërinë shqiptare.

Na e qani hallin ne shqiptarëve (qesh)?

… qesh…jo…mënyra për të zgjedhur ju takon juve… ju nuk vuani sepse e keni zgjedhur vetë këtë mënyrë (qesh).

Kështu e shihni ju…?

-Mendoj se shoqëria shqiptare është e veçantë në këtë drejtim.

Pra juve ju duket e veçantë?

-Mua më duket e veçantë. Po ju pyes juve, a është e veçantë (qesh)?

Duhet të përgjigjem?

-Po.

Mua më duket i veçantë fakti se pse e shohin si të veçantë të huajt…

….qesh….

-Po shqiptarët vetë nuk e shohin të veçantë shoqërinë e tyre?

Nuk e di, ndoshta nuk e ndjejmë këtë sa kohë jemi kaq afër gjërave… e pa u distancuar pak është e vështirë t’i shquash të tilla gjëra…Ndoshta shqiptarët që jetojnë një copë kohe jashtë dhe kthehen sërish ndoshta arrijnë ta shohin këtë ndryshim…

-Ju psh !!! që jetoni këtu ju duket që shoqëria shqiptare është pak ndryshe?

Edhe më ka ndodhur kur jam kthyer nga larg…pas një shkëputjeje nga ky relaitet !!! por jam përshatur shumë shpejt.

-Pra ju e keni patur të vështirë kur jeni kthyer? !!!

Po. Por jam përshtatur shumë shpejt. Dhe me sa duket kjo është dhunti e shqiptarëve. Ne ambientohemi lehtë me të gjitha llojet e realiteteve (qesh).

-Si keni arritur? Duke u mbrojtur? Duke ngritur një mur rreth vetes?

Aaa ju po më kërkoni që unë t’ju tregoj ndonjë strategji që ju pastaj t’i përdorni për vete?

-…qesh….Nuk doni të m’i thoni?

Mendoj se çdo strategji !!! është kaq unike, individuale… pastaj janë edhe disa “coping skills” që i kam mësuar nga studimet dhe nga vetë jeta…

-Mund të më thoni ndonjë?

Aaaa….mendoj se varet shumë edhe nga perceptimi që ne krijojmë për shumë ngjarje që ndodhin në përditshmërinë tonë. Unë kam kuptuar se ajo çfarë na shqetëson nuk varet shumë nga ngjarjet por nga mënyra se si ne i perceptojmë ato.

-A mund të vazhdoj t’ju pyes?

Po…kjo bisedë është dypalëshe… me të drejta të barabarta.

-Ju ndjeni mirë duke qenë person publik?

…po gradualisht njeriu mësohet me të gjitha. Pastaj unë nuk jam aq publik sa të më shqetësojë kjo gjë.

-Do doja të dija se si e përjetoni ju të jetuarit në shoqërinë shqiptare? A vuani duke jetuar në këtë shoqëri?

Pse mendoni se është e dhimbshme të jetosh në këtë shoqërinë tonë profesor?

-Sepse më duket gjë e vështirë të jetosh në këtë realitet këtu. A është e vështirë? Ma thoni ju!

Natyrisht vetë jeta nuk është e lehtë… ka shumë sfida për të përballuar… por ndoshta e keni njëfarë të drejte…. Ndoshta ne shqiptarët duhet të marrim medalje në këtë drejtim….

-Për vuajtjen (qesh)?

Pikërisht.

-Me ju personalisht si ndodh? Si i përballoni “vuajtjet” (qesh)?

Ndalem shpesh të “pushoj”… rri pak në tokë…pres sa të marr veten dhe ringrihem sërish…

-Ndjeni shpesh nevojën për t’u mbrojtur?

… qesh… më duhet t’i lë të aktivizuara të gjitha shqisat për t’u mbrojtur (qesh). Në momentin që një shqisë nuk më funksionon mirë jam direkt e gjuajtur (qesh)…

-Si puna ime (qesh)….

Megjithatë kam arritur të kuptoj se njeriu shumë gjëra duhet t’i mësojë në jetë… nuk lind me aftësi mbrojtëse por i zhvillon ato… kështu që edhe mua më është dashur t’i mësoj.

-Si shpjegohet që shoqëria shqiptare është kaq e ashpër?

Ju gjithë këto vite në Shqipëri nuk keni arritur në një rezultat?

-Sjellja e njerëzve më duket e ashpër….

Pak më parë më thatë që shqiptarët janë shumë dashamirës me ju, pavarësisht çfarë kanë përjetuar në këtë realitet? Është një anë e tyre kjo… apo është një kontradiktë sipas jush?

-Kjo është njëra anë e medaljes. Por ka edhe një anë tjetër që është ashpërsia. Madje nganjëherë shoh edhe sjellje ekstremiste. Si shpjegohet kjo?

Nuk e di….ndoshta ngaqë secili përpiqet të përdorë sa më mirë mekanizmat e mbrojtjes !!! dhe duke qenë kështu shpesh veprojnë duke u hedhur në sulm… duke qenë se edhe sulmi shpesh është mbrojtja më e mirë….Kështu arrijnë të fitojnë edhe pak terren të sigurt… ju e dini profesor që na rrethon gjithandej pasiguria e ndoshta kjo i bën njerëzit më të ashpër… aq më tepër shqiptarët që ende nuk janë mësuar të ecin në një “tokë pa mina”…

-Kam dëgjuar gjithashtu se shqiptarët e kanë një pikë të dobët: nuk dinë të punojnë bashkë. Është kjo e vërtetë?

….epo… ne shqiptarët kemi një shprehje “ku ka zë s’është pa gjë”.

-Epo për të ndërtuar një shtet duhet bashkëpunimi dhe unë shoh se këtu mungon ky bashkëpunim…

Kështu mendoni ju?

-Po kam përshtypjen se mungon.

Ju mendoni !!! se kjo mungesë bashkëpunimi ka ndikuar në zhvillimin tonë?

-Po mendoj se kjo ka ndikuar në prapambetjen e Shqipërisë. Nëse njerëzit nuk bashkohen për të ndërtuar një shtet atëherë shteti nuk bëhet. Shqipëria ka patur kohë 15-vjet për të ndërtuar shtetin

Ju mendoni se e ka fajin politika?

-Unë mendoj se çdo popull ka qeverinë që meriton… qesh…

Ju shoh që po shikoni orën… jeni vonë?

-Po më duhet të ngrihem pasi kam një tjetër takim tani. Faleminderit që pranuat ftesën për intervistë (qesh). !!!

Shumë e bukur kjo. Harrova t’ju them se keni humor shumë të këndshëm professor….

-Faleminderit

 

@Mirela Sula, 2006

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *