Mirela Sula nderohet në Los Anxhelos , rrëmben çmimin prestigjioz
Mirela Sula është vlerësuar me një tjetër çmim mjaft prestigjioz këtë të enjte në Los Anxhelos. Gjatë një eventi të organizuar nga ‘’Diplomats Diversi-Tea Gala’’ asaj i është akorduar ‘’Orbis Award’’, një çmimi i cili vlerëson kontributin që Mirela dhe platforma e saj ‘’Global Woman’’ kanë dhënë kudo nëpër botë për fuqizimin e grave dhe forcimin e pozitës së tyre sociale dhe kulturorë në shoqëri. Komiteti i ‘’Diplomats Diversi-Tea Gala’’ e ka vlerësuar platformën ‘’Global Woman’’ si një lëvizje e cila ka sjell ndryshime në jetën e qindra e mijëra grave kudo në botë që janë bërë pjesë e saja në Europë dhe SHBA.
Çmimi i rëndësisë së lartë mban emrin e Dr. Calvin A. Wilson Orbis , njeriu i cili shëtiste kudo nëpër botë duke eksploruar vende gjeografiko-kulturalisht të ndryshme e duke i ardhur në ndihmë shumë njerëzve anë e mbanë globit, për të ecur në rrugën e prosperitetit, përparimit individual dhe integrimit sa më të volitshëm social.
Edhe platforma e ‘’Global Woman’’ është vlerësuar nga bordi i komitetit si një platformë që ka bërë bashkë njerëz nga anë e kënd globit, që bashkëpunojnë, mësojnë, shkëmbejnë input-e socio-kulturore mes njëri tjetrit për ta bërë botën dhe shoqërinë një vend më të mirë për të jetuar. Vetëm pak kohë më parë ‘’Global Woman’’ lancoi ‘’club-in’’ e saj në Vjenë duke u shtirë kështu zyrtarisht në 14 kryeqendra të botës. Eventi ishte zgjedhur që të mbahej në det të hapur në një jaht.